Meridiani flet për instagramin e Luizit: Nëna nuk pranonte të shkruante letër për të, e binda unë

vovalbania May 19, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Meridiani flet për instagramin e Luizit: Nëna nuk pranonte të shkruante letër për të, e binda unë

Meridiani ka folur për herë të parë për instagramin e Luizit, që u hap në fillim të rrugëtimit të tij në Big Brother Vip Albania, nga mikesha e tij Jurgena.

Ai tha se e ka mbajtur nën menaxhim këtë llogari bashkë me Jurgenën, deri ditën kur ajo ka fshirë foton e tij me Kiarën. Nga ana tjetër ai tha ne emisionin “Vila 24” se nëna e tij nuk pranonte të shkruante një letër për të birin dhe ka qenë ai që e ka bindur.

“Tre ditë para se të hynte në shtëpinë e BBV është takuar me Jonin dhe ka lënë emrin e Jonit në kontratën e Big Brother. Në fillim Olta ka qenë goxha personazh i pëlqyer, dhe ne kemi dalë e kemi mbështetur në studio. Kam dalë dhe e kam mbështetur Luizin kur e gjithë Shqipëria ziente që ai nuk flet me nënën. Kam komunikuar me nënën e tij.

Kam këmbëngulur që nëna e tij të çonte një letër për Luizin në shtëpi sepse nuk pranonte. Kisha 4 vite që nuk takohesha me Luizin. Marrëdhënia është ndërprerë natyrshëm. Nuk ka pasur asnjë episod. Kur mua m’u prish lokali ka qenë një periudhë që kam qenë pa punë. Jam munduar të ngrihem vetë dhe të ec përpara vetë.

E kam menaxhuar instagramin e Luizit nga data 26 deri ditën që kam postuar një foto me Kiarën dhe foto është fshirë. Dhe kam thënë nga ky moment nuk e mbaj më instagramin. Ai e ka për detyrë të takojë Jonin. Po bën dy javë që ka dalë dhe nuk e ka takuar. Ajo që më bëri përshtypje është te festa e topit. Unë dhe Joni kërkuam tavolinën e fundit. Ai erdhi në fund, i ka thënë dhe Kiarës, rri me Jonin dhe Meridianin në tavolinë”, deklaroi ai.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 45433 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE