Klodiana Lala zbulon për herë të parë detajin tronditës nga vrasja e Arian Gosës: Hakmarrja ishte e dyfishtë

vovalbania May 23, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Klodiana Lala zbulon për herë të parë detajin tronditës nga vrasja e Arian Gosës: Hakmarrja ishte e dyfishtë

Arian Gosa u ekzekutua pasditen e së dielës në një lokal në këtë qytet. Autor i dyshuar i ngjarjes së rëndë është Habib Rexha, që aktualisht vijon të jetë në arrati. Pista kryesore e policisë është hakmarrja dhe zanafillën e ka pikërisht më datë 29 Mars të këtij viti, kohë kur Edmond Gosa u konfliktua në rrugë me Altin Rexhën dhe të dy 43-vjeçarët mbetën të vrarë. Në momentin e përplasjes dhe vrasjes, Rexha ishte me djalin e tij të mitur.

Gazetarja Klodiana Lala tha se familja Rexha, dyshohet se nuk u hakmor vetëm për vrasjen e 43-vjeçarit, por edhe sepse për ta djali i vogël konsiderohej viktimë potenciale e atij konflikti se i mituri mbeti i lënduar nga ngjarja në fjalë.

“Në momentin që është rrëzuar, që është goditur me thikë dhe ka rënë, djali është lënduar. Nuk është i lënduar as me thikë dhe as me armë.

Dhe familja Rexha, sipas të dhënave të marra dje dhe sot nga ana e policisë e konsideronte si një viktimë potenciale djalin e vogël dhe është një hakmarrja jo vetëm për djalin e vrarë, por edhe për nipin, i cili për fat të mirë është i gjallë, por ata pretendojnë sipas kanunit të tyre që ai mund të ishte një viktimë potenciale e kësaj ngjarje”, tha Lala ne ‘Opinion’, e cila shtoi se ngjarja e dytë mund të ishte parandaluar.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48368 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE