Caktohen gjyqtarët, kush do ta drejtojë ndeshjen Shqipëri-Itali!
Gjermani Felix Zwayer do të jetë arbitri i ndeshjes të së shtunës mes Shqipërisë dhe Italisë që do të luhet në Dortmund, në ndeshjen hapëse të Grupit B në Kampionatin Evropian 2024.
Bashkatdhetarët e tij, Stefan Lupp dhe Marco Achmüller do të jenë ndihmësit anësorë.
Zyrtari i katërt do të jetë gjyqtari Daniel Siebert.
Asistent i parë i VAR-it është zgjedhur Bastian Dankert.
I vetmi jo gjerman është holandezi Rob Dieperink, asisenti i dytë në dhomën VAR.
Shkurtin e kaluar gjyqtari Zëayer drejtoi ndeshjen Napoli-Barcelona (1-1), ndeshjen e parë të raundit të 16-të të Ligës së Kampionëve.
Kombëtarja jonë do të luajë ndeshjen e parë të grupit më 15 qershor kundër Italisë, në orën 21:00, në Dortmund.
“BVB Stadium Dortmund” ka një kapacitet prej 81,365 vende për tifozët dhe është stadiumi më i madh në Gjermani.