Si të ‘shpëtoni’ nga ish-i i partnerit që nuk di si të heqë dorë!
Një nga sfidat më të mëdha në një marrëdhënie të re është të përballeni me ish-in e partnerit që duket sikur nuk do të largohet asnjëherë. Ky është një problem që mund të shkaktojë stres dhe pasiguri, por ka mënyra për ta menaxhuar këtë situatë pa lejuar që ajo të ndikojë negativisht në lidhjen tuaj.
Para se të hidhni hapa konkretë, është e rëndësishme të kuptoni pse ish-i i partnerit e ka të vështirë të heqë dorë. Mund të ketë shumë arsye për këtë, siç janë fëmijët e përbashkët, miqësitë e përbashkët, ose një tjetër arsye e fortë mund të jetë se lidhja e tyre ka mbetur pezull. Një komunikim i hapur dhe i sinqertë me partnerin/en tuaj është kyç. Shprehni ndjenjat dhe shqetësimet tuaja pa e bërë fajtor/e. Pyesni atë për marrëdhënien me ish-in dhe qartësoni kufijtë që ju të dy duhet të vendosni për të mbrojtur lidhjen tuaj.
Vendosni kufij të qartë! Kufijtë janë thelbësorë për të mbajtur një marrëdhënie të shëndetshme. Diskutoni me partnerin/en tuaj për kufijtë që duhet të vendosen me ish-in e tij/saj. Kjo mund të përfshijë komunikimin e kufizuar.
Mos e krahaso veten me ta. Kujto që çdo marrëdhënie është e veçantë dhe ti je me partnerin/en tënd/e për arsye të forta. Fokusohu në forcimin e lidhjes suaj dhe mos e humb energjinë duke u krahasuar me ish-in. Punoni së bashku për të forcuar besimin, komunikimin dhe privatësinë në marrëdhënien tuaj. Kur lidhja juaj është e fortë, ndikimi i jashtëm i ish-it do të ketë shumë më pak efekt.
Në fund të ditës, çdo marrëdhënie ka sfidat e veta. Ajo që ka rëndësi është mënyra se si ju dhe partneri juaj i përballoni ato së bashku. Me dashuri, mirëkuptim dhe komunikim të hapur, mund të kapërceni çdo pengesë që mund të vijë nga e kaluara.