“Më ke kërkuar…” Meridianit nuk i del inati me Balinën, i kujton historinë e para 13 viteve

vovalbania March 04, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Më ke kërkuar…” Meridianit nuk i del inati me Balinën, i kujton historinë e para 13 viteve

Në programin post “Big Brother VIP” u diskutuan mbrëmë situata të ndryshme të ndodhura brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Në studio u rikthye gjithashtu edhe një debat i shkuar mes analistes Balina Bodinaku dhe ish-banorit Meridian Ramçaj.

Ky i fundit i ka kujtuar Bodinakut një takim të para 13 viteve, ku të dy kanë folur për një bashkëpunim, edhe pse ajo deklaroi se nuk kanë njohje jashtë.

Balina më pas pranoi se kanë pirë një kafe ku Meridiani i ka kërkuar një sponsorizim dhe përveç kësaj asgjë më shumë.

“Më ke kërkuar njëherë një sponsorizim meqë kam qenë në një pozicion që mund të ofroja një sponsorizim dhe ky kontakt ka qenë i vetmi kontakt. Përveç kontaktit që unë të kam parë vizualisht te lokali ku unë vija në atë kohe”, tha Balina.

Pas këtij komenti i menjëhershëm ka qenë reagimi i Meridianit.

“Këtu të bën përshtypje, ndërsa ai 20-vjeçari i Tokes për Ilirin s’të bëri përshtypje”, i ktheu me ironi Meridiani duke rikujtuar skenat e ndodhura mes Ilirit dhe Tokes brenda shtëpisë. Por Balina e ndërpreu debatin pasi tha se nuk ka ardhur të diskutojë të shkuarën e saj.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65143 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE