Dita e 7-marsit/ Kush janë VIP-at mësues që festojnë sot

vovalbania March 08, 2022 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
Dita e 7-marsit/ Kush janë VIP-at mësues që festojnë sot

Ditën e sotme të gjithë mësuesit dhe pedagogët në vendin tonë festojnë festën e tyre, 7-marsin.

Por disa prej tyre përveçse mësues ose pedagogë janë edhe personazhe të njohur në botën e televizionit apo edhe politikës.

Ja disa prej personazheve të njohur që sot festojnë 7-marsin

Ilir Shaqiri

Balerini dhe koreografi i njohur ka shkollën e tij të baletit Etoile d’Ilir në Itali. Aty ai jep mësim për lloje të ndryshme baleti, nga baleti klasik, në atë bashkëkohor.

Eno Popi

Moderatori i njohur përveç punës së tij në televzioion dhe radio është njëkohësisht pegagog i departamentit të Gazetarisë në Universitetin e Tiranës.

Manjola Nallbani

Artistja e njohur e skenës shqiptare, Manjola Nallbani është pedagoge në Universitetin e Arteve në Tiranë ku jep mësime kantoje.

Gazmend Gjoka

Aktori i njohur i teatrit ushtron njëkohësisht profesionin e pedagogut në Universitetin e Arteve në degën e aktrimit.

Ai ka interpretuar që në moshën 12 vjeç në Teatrin Kombëtar, e më tej ndërsa është herë pas here i pranishëm atje, megjithëse jo i punësuar vazhdon të jetë i angazhuar me akademinë e arteve.

Albi Nako

Ema Andrea

Aktorja e famshme është gjithashtu pedagoge në Universitetin e Arteve, ku jep mësim në degën e aktrimit.

Adi Krasta

Moderatori dhe gazetari i njohur ka qenë pedagog në departmentin e Gazetarisë në Universitetin e Prishtinës.

Eni Çobani

Juristja e “Shihemi në Gjyq” në emisionin “E diela shqiptare”, Eni Çobani e ka nisur karrierën e saj fillmisht si pedagoge në Fakultetin e Drejtësisë. Çobani në fakt gëzon një karrierë të gjatë ku krahas të qenit pedagoge në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Tiranës është emëruar edhe Sekretare e Përgjithshme e ministrisë së Drejtësisë, post që e mbajti për 3 vjet si dhe Avokate e Përgjithshme e Shtetit pranë Gjykatës së Lartë dhe Këshilltare e Kryetarit të Gjykatës së Lartë, deri në 2005- n.

Riselda Sejdija

Balerina e shumëpërfolur dhe bashkëshortja e biznesmenit Ajdin Sejdia, Riselda Sejdia është pedagoge e baletit në Universitetin e Arteve. Së fundmi ajo ishte edhe anëtare e jurisë së një emisioni kërcimi krah Albi Nakos, në Abc Neës.

Argita Malltezi

Vajza e ish-kryeministrit Sali Berisha prej vitesh është pedagoge në Fakultetin e Drejtësisë në Tiranë.

Blerina Gjylameti

Deputetja e Partisë Socialiste të Shqipërisë ka punuar si pedagoge në lëndët “Menaxhimin Operacional” dhe “Menaxhim Strategjik” në Universitetin Ushtarak “Skënderbej”. Në të njëjtën kohë ajo punonte si asistente pedagoge në Fakultetin e Ekonomisë, Universiteti i Tiranës pranë Departamentit të Menaxhimit. Duke vijuar edhe në vitin 2008, si pedagoge me kohë të plotë në lëndët e “Menaxhimit Strategjik” dhe “Burimeve Njerëzore” në Fakultetin e Ekonomisë, Universiteti i Tiranës, një pozicion të cilin ajo e mbajti deri në vitin 2013 dhe e vazhdoi më tej me kohë të pjeshme.


Grida Duma

Nënkryetarja e Partisë Demokratike, Grida Duma është pedagoge te Fakulteti i Shkencave Sociale.

Igli Zarka

Igli Zarka është aktor dhe njëkohësisht pedagog në Universitetin Europian të Tiranës.

Iris Luarasi

Drejtoresha Ekzekutive e Qendrës së Këshillimit për Gra dhe Vajza është një figurë e njohur për publikuan, kjo edhe për shkak të eksperiencave të shumta që ajo ka pasur në media. Luarasi është gjithastu pedagoge në Univeristetin e Tiranës, në departamentin e Gazetarisë.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 52592 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE