Mbijetoi më 14 maj, por jo sot/ Kush është viktima e atentatit në Milot që donin ta vrisnin dhe dy muaj më parë

vovalbania August 05, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Mbijetoi më 14 maj, por jo sot/ Kush është viktima e atentatit në Milot që donin ta vrisnin dhe dy muaj më parë

Klisman Preçi humbi jetën ditën e sotme, pas një atentati me armë në Milot, ku ka mbetur i plagosur dhe Ylli Ibrahimi.

Ashtu si ky i fundit, edhe Preçi është një emër i njohur për policinë, ndërsa edhe ai ka qenë pre en jë atentati pak kohë më parë, ku ndryshe nga sot mbijetoi.

Klisman Preçi, ishte në makinën tip “ML” më 14 maj të këtij viti, kur në autostradën Lezhë Milot, në dalje të Lezhës iu bë atentat. Preçi ishte në makinë me kushëririn Blerim Preçi, i cili dyshohet se ishte shënjestra e atentatit.

Gjatë kësaj ngjarje ka qenë shoferi 28-vjeçar, Blerim Preçi, i cili në gjendje shoku ka telefonuar policinë dhe i ka njoftuar se mbi mjetin e tij është qëlluar me breshëri plumbash. Ende sot nuk është zbuluar se kush ishte autori i ngjarjes.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50316 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE