Propozim i vërtetë në një rrjet të vërtetë

vovalbania August 05, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Propozim i vërtetë në një rrjet të vërtetë

Si duket një propozim i vërtetë në një rrjet të vërtetë? Mjafton të shohim fushatën e ONE, i cili u bë pjesë e udhëtimit fantastik të Anxhelos dhe një propozimi magjik, që na frymëzoi dhe na njohu me dy të rinjtë e dashuruar dhe të talentuar, balerinët Anxhelo dhe Sabina.

Rrjeti ONE dëshmoi dhe dokumentoi rrugëtimin romantik, sfidues dhe emocionues të Anxhelos, i riu i cili kaloi nëpër disa qytete të Shqipërisë për të marrë një “po” nga e dashura e zemrës. E gjitha kjo përvojë u mundësua nga rrjeti ONE.

Anxhelo përshkoi territore të ndryshme, mal, det e shkëmb, për të formuar unazën, simbolin e dashurisë, përmes së cilës i propozoi Sabinës. Por, në çdo skaj në të cilin Anxhelo shkoi, nuk e ndali komunikimin, telefonatat, mesazhet dhe dërgimin e fotove, e gjitha falë rrjetit që ofron mbulimin dhe shpejtësinë maksimale për çdo abonent.

Edhe më i veçantë dhe surprizues, ishte fakti se për herë të parë në Shqipëri u paraqit një reklamë dhe një propozim totalisht i vërtetë, i mundësuar nga rrjeti ONE. Personazhet dhe historia e tyre, xhirimi, momentet dhe të gjitha reagimet ishin të vërteta dhe të sinqerta.

Përmes kësaj fushate, ONE tregon se misioni i markës shkon përtej, duke prekur edhe realitetin dhe të ardhmen e dy të rinjve, të cilët tashmë do të kenë një kujtim të paharrueshëm.

ONE, i vlerësuar për përvojën më të mirë të klientit në Shqipëri, i qëndron besnik vlerave të markës, për të qenë transparent me publikun, njëkohësisht duke u kujdesur që të ofrojë një rrjet të pastër kudo, me shpejtësinë dhe cilësinë më të mirë, bazuar në standardet ndërkombëtare.

Rrjeti One është i sigurt, i shpejtë dhe i besueshëm për të gjithë qytetarët.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 64427 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE