Alban Ramosaj tregon se kush duhet ta përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion!
Alban Ramosaj është padyshim një nga këngëtarët më të dashur për publikun shqiptar dhe një nga emrat më të komentuar të momentit. Kohët e fundit ai ka qenë në qendër të vëmendjes për shkak të pjesëmarrjes së tij në edicionin e 60-të të Festivalit të Këngës në RTSH. Albani arriti që të merrte vendin e dytë pas Ronela Hajatit, e cila rrëmbeu vendin e parë dhe na përfaqësoi ditën e djeshme në gjysmëfinalen e parë në Eurovision edhe pse nuk ia doli të kualifikohet në finale.
Ditën e sotme Albani ka postuar një ‘Ask’ në Instastory, ku u është përgjigjur disa prej pyetjeve të ndjekësve të tij. Një prej tyre e ka pyetur këngëtarin, se cilin nga artistët mendon se duhet ta përfaqësoj vendin në Eurovizion sipas tij. Albani nuk ka nguruar t’i përgjigjet kësaj pyetje dhe i ka bërë tag Yll Limanit, duke treguar kështu se do të donte ta shikonte atë në Eurovizion.
Përpos një marrëdhënie të shkëlqyer që kanë me njëri-tjetrin, Trixa dhe Albani kanë vendosur të bashkojnë forcat edhe në muzikë. Si dy këngëtarë shumë të pëlqyer dhe me projekte që numërojnë miliona klikime, ky bashkëpunim mes dyshes gjatë kësaj vere do të jetë një konkurrencë edhe për artistët e tjerë që po lansojnë mjaft bashkëpunime. Përpos një marrëdhënie të shkëlqyer që kanë me njëri-tjetrin, Trixa dhe Albani kanë vendosur të bashkojnë forcat edhe në muzikë. Si dy këngëtarë shumë të pëlqyer dhe me projekte që numërojnë miliona klikime, ky bashkëpunim mes dyshes gjatë kësaj vere do të jetë një konkurrencë edhe për artistët e tjerë që po lansojnë mjaft bashkëpunime.