Këngëtari i njohur shpërthen ndaj artistëve shqiptarë që performuan në ‘Sunny Hill’: Këndojnë ‘playback’ edhe pse…

vovalbania August 06, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Këngëtari i njohur shpërthen ndaj artistëve shqiptarë që performuan në ‘Sunny Hill’: Këndojnë ‘playback’ edhe pse…

Artisti i njohur Mentor Haziri nuk i ka kursyer kritikat për performancën e artistëve shqiptarë në “Sunny Hill”. Festivali nisi mbrëmjen e djeshne kur performuan edhe Kida, Yll Limani dhe Elvana Gjata. Ndërsa, mbrëmjen e sotme kanë kënduar Ghetto Geasy, Dhurata Dora, KMN Azet dhe Zuna,

Në një status të shpërndarë në rrjetet sociale, Mentori thekson se këngëtarët po këndojnë playback në skenën e “Sunny Hill”, me gjithë kushtet që kanë për të interpretuar live.

“Të ashtuquajturit këngëtarët tanë mbrëmë e sonte duke kënduar ‘playback’ në skenën e “Sunny Hill”-it me gjithë ato kushte për performancë ‘live’”, shkruan ai. Nuk dihet nëse kjo kritikë dhe ironi vlen për të gjithë apo Mentori ka patur në mendje dikë ose disa prej tyre. Sepse jo të gjitha performancat kanë qenë ‘playblack’.

Në natën e sotme të “Sunny Hill” do të performojnë edhe yje të mëdhenj si J Balvin dhe Mahmood. Ndërkohë dje performoi Dua Lipa./Panorama Plus

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50036 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE