“Pandemi tallavaje”, Dafina Zeqiri thumbon kolegët e saj!

vovalbania August 06, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Pandemi tallavaje”, Dafina Zeqiri thumbon kolegët e saj!

Dafina Zeqiri është një nga divat e muzikës shqiptare që padyshim sjell shumë hite e ndër vite nuk e ka humbur aspak unikalitetin e saj duke vazhduar të lansojë projekte shumë të veçanta. Tanimë mbi jetën e saj private dihet se është në një lidhje me Dj Geek, me të cilin ka një marrëdhënie prej kohësh.

Së fundmi Dafina ka postuar në Instastory një postim të saj në Twitter, i cili duket se është një thumb për kolegët e saj. Në postim ajo shkruan:

Shikoj një “pandemi tallavaje” që po ndodh në industrinë tonë muzikore… sa e turpshme

Vetëm pak kohë nga publikimi i këngës së saj të fundit, e cila titullohet ‘Malli’ dhe është pëlqyer shumë nga publiku, Dafina lançoi një tjetër projekt që ishte bërë mjaft virale në TikTok dhe para publikimit, ‘Dhimbje dhimbje’. E teksa është një këngë që ka bërë mjaft bujë, padyshim që edhe klikimet në YouTube janë të shumta.Kjo gjë ka bërë ndjekësit e artistes të dyshojnë që i ka blerë, një debat ky që nuk duket të ketë ndonjëherë një përfundim, një prej tyre i ka komentuar dhe bukuroshja nuk ka ngurruar t’i japë një përgjigje.

Së fundmi bukuroshen do ta shikojmë edhe në një fushë tjetër përveç muzikës, tashmë Dafina do të jetë edhe aktore dhe këtë na e ka treguar me anë të disa postimeve në Instastory.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48464 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE