Aktorja e njohur Jessica Chastain takohet me presidentin Zelensky në Ukrainë!

vovalbania August 08, 2022 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
Aktorja e njohur Jessica Chastain takohet me presidentin Zelensky në Ukrainë!

Aktorja dhe producentja amerikane, Jessica Chastain, ka vizituar ditën e djeshme kryeqytetin e Ukrainës, Kiev. Gjatë mëngjesit ylli i Hollywood-it e ka vizituar spitalin e fëmijëve, Okhmatdyt, ku është njohur me punën e stafit mjekësor dhe u ka dhënë dhurata fëmijëve.

Aty është takua me fëmijët nga Kherson dhe Chernihiv, të cilët janë duke u trajtuar në atë spital. Chastain ka vizituar qytetin e heronjve, Irpin, që ndodhet në rajonin e Kievit, ku ka biseduar me autoritetet lokale dhe ka ecur përreth qytetit.

Në një format të mbyllur, Chastain zhvilloi një takim me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky dhe kreun e zyrës së presidentit, Andriy Yermak. Bazuar në rezultatet e takimit, Zelensky shkroi se falë vizitave të njerëzve të tillë të famshëm, bota do të dëgjojë, dijë dhe kuptojë të vërtetën edhe më shumë për atë që po ndodh në Ukrainë.

44-vjeçari Zelensky, një ish-aktor dhe komedian, ka postuar një foto në llogarinë e tij zyrtare në Instagram ku shfaqet ai dhe aktorja e “Eyes of Tammy Faye” në pallatin presidencial. Ai shkroi krahas fotos:

Aktorja amerikane Jessica Chastain është sot në Ukrainë. Për ne, vizita të tilla të njerëzve të famshëm janë jashtëzakonisht të vlefshme. Falë kësaj, bota do të dëgjojë, dijë dhe kuptojë të vërtetën për atë që po ndodh në vendin tonë edhe më shumë.

Edhe sipas standardeve të Hollywood-it, ka qenë një vit jashtë zakonit për Jessica Chastain. Ka një sërë projektesh që ajo ka pasur në punë, nga shfaqjet televizive ‘Scenes from a Marriage’ dhe filmi ‘The Good Nurse’, deri te filmat e suksesshëm ‘The 355’ dhe ‘The Eyes of Tammy Faye’, të dyja produksionet e saj. Ajo fitoi për herë të parë çmimin si ‘aktorja më e mirë’ në çmimet SAG dhe Oscars.

Me një rezyme që përmban disa nga filmat më të vlerësuar nga kritikët e viteve të fundit (The Help, Zero Dark Thirty, Interstellar) dhe, si një nga emrat më të njohur në industri, Chastain ka qenë e vendosur për ta mbajtur jetën e saj personale larg publikut duke e konsideruar privatësinë si një “luks të madh”. Kjo nuk e ka penguar atë të bashkohet me mediat sociale.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 45351 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE