Pete Davidson zgjedh mënyrën më të veçantë për të treguar si ndihet pas ndarjes nga Kim Kardashian!

vovalbania August 08, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Pete Davidson zgjedh mënyrën më të veçantë për të treguar si ndihet pas ndarjes nga Kim Kardashian!

Së fundmi bërë bujë lajmi se Kim Kardashian dhe Pete Davidson i kanë dhënë fund lidhjes së tyre. Dyshja e njohur dukeshin shumë të dashuruar kohët e fundit dhe nuk mungonin fotot në rrjete sociale apo daljet e tyre bashkë në publik. Mirëpo tani ata kanë vendosur të mbeten thjesht miq. Pas lajmeve të ndarjes, Pete është shfaqur për herë të parë në publik dhe bluza e tij ka marrë të gjithë vëmendjen. Në të shkruhet “Çfarë… Ndihem si m*t.” Mos ndoshta aktori sapo na tregoi gjendjen pas ndarjes?!

Së fundmi gjithashtu është zbuluar edhe arsyeja e ndarjes së çiftit. Një burim i brendshëm është shprehur për ‘Page Six’ se:

Pete është 28 vjeç dhe Kim është 41, plus ata janë në vende shumë të ndryshme për momentin. Pete është krejtësisht spontan dhe impulsiv dhe dëshiron që ajo të fluturojë për në New York, ose kudo që ai të jetë në një moment. Por, Kim ka katër fëmijë dhe nuk është aq e lehtë. Ajo duhet të përqendrohet tek fëmijët e saj.

Burimi tregoi gjithashtu se përveç diferencës së madhe në moshë Kardashian, e cila drejton shumë biznese ishte shumë e lodhur nga kjo marrëdhënie dhe gjëra të tjera që po ndodhin në jetën e saj. Ndërkaq, siç e dimë ylli televiziv Kim Kardashian nuk ka frikë nga testimi i procedurave të reja në emër të bukurisë dhe zona e radhës ishte barku, ngushtimi i tij. Themeluesja e ‘Skims’, me anë të një Instastory tregoi një foto të barkut të saj të kuq pas aplikimit të trajtimit me lazer në stomakun e saj. Ajo shkroi:

Unë mendoj se ky është lazeri im i preferuar, është i dhimbshëm lol por ia vlen!

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 42379 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE