Arilena Ara na prezanton me ‘mikun’ e saj më të ri!
Arilena Ara për një periudhë të gjatë nuk ishte shumë aktive me prodhime të reja muzikore, megjithatë para pak kohësh por këngëtarja e hitit “Nëntori” solli për dëgjuesit e muzikës së saj një album. Ky album për Arilenën ishte shumë i veçantë, pasi bukuroshja u shpreh se përfaqësonte një pjesë të saj.
E përpos muzikës, artistja ndan me ne momente nga përditshmëria e saj e në më të fundit na ka prezantuar me ‘mikun e saj’ më të ri. Bëhet fjalë për një filxhan të vogël që në filmin vizatimor ‘E bukura dhe bisha’, filxhani luan rolin e një fëmije të vogël. Bukuroshja kurrrë nuk ngurron të na tregojë ‘shpirtin e fëmijës’ brenda vetes.
Miku im i vogël më i ri
Tani duket se artistja ka nisur punën për projekte të reja muzikore, pasi producenti me të cilin ajo bashkëpunon për sjelljen e surprizave të reja postoi një foto krahas Arilenës ku shkruan: “U ktheva në studio me shpirtin tim binjak.”
Producenti Darko Dimitrov nuk ka zgjedhur të na tregojë diçka më tepër, megjithëse po presim gjithë sy e veshë.
Arilena Ara dhe Miriam Cani dihet prej kohësh që kanë një shoqëri shumë të mirë me njëra tjetrën. Miqësia e tyre ka nisur që në fillimet e karrierës së Arilenës. Dy mikeshat nuk kanë sjellë ndonjëherë ndonjë bashkëpunim së bashku, megjithatë do të ishte një kombinim shumë interesant.