Jennifer Lopez dhe Ben Affleck “ndahen” tre javë pas martesës, kushti që kanë vendosur për të mbajtur gjallë dashurinë e tyre

vovalbania August 09, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Jennifer Lopez dhe Ben Affleck “ndahen” tre javë pas martesës, kushti që kanë vendosur për të mbajtur gjallë dashurinë e tyre

Pasi kaluan muajin e mjaltit, Jennifer Lopez dhe Ben Affleck kanë vendosur që të kalojnë pak kohë të ndarë. Ata besojnë se kjo lëvizje do t’i sjellë dobi martesës së tyre. Yjet me famë botërore mendojnë se kjo e bën dashurinë e tyre më të fortë.

Një person pranë këngëtares dhe aktores së famshme është shprehur për Hollywood Life se të dy janë të vetëdijshëm për kërkesat që ka karriera e tyre dhe mendojnë se të kaluarit kohë larg njëri-tjetrit do ta ndihmojnë marrëdhënien e tyre.

“Ata në fakt besojnë se kalimi i kohës larg njëri-tjetrit i bën më të fortë dhe është perfekte sepse kur janë të ndarë, ata fitojnë një shumë ekstreme parash. Është një situatë e favorshme.”, tha burimi duke shtuar se edhe pse janë larg, ata flasin shumë me njëri-tjetrin.

“Ata gjithmonë flasin, dërgojnë mesazhe, FaceTiming. Dhe koha që ata kalojnë larg njëri-tjetrit e bën ribashkimin përsëri shumë më të mirë. JLo i pëlqen fakti që ajo e di se burri i saj do të jetë aty për të pavarësisht se çfarë, ” shtoi burimi.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48297 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE