Kjo quhet dashuri, ja veprimi i fanses në koncert për Butrintin që është bërë viral kudo!

vovalbania August 09, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Kjo quhet dashuri, ja veprimi i fanses në koncert për Butrintin që është bërë viral kudo!

Butrint Imeri është një nga këngëtarët që prej vitesh po shijon një sukses të madh falë projekteve të tij muzikore, të cilat pëlqehen shumë dhe numërojnë miliona klikime.

Teksa sezoni veror dihet se është shumë i ngarkuar me koncerte për këngëtarët edhe për një artist si Butrinti, të tilla aktivitete kanë qenë të shumta. Së fundmi në një nga koncertet e tij, artistit i ka ndodhur një situatë shumë e këndshme me një nga fanset e tij.

Teksa, Butrinti është ulur në gjunjë në skenë pranë dashamirësve të muzikës së tij, këngëtari ishte i mbuluar nga djersët në fytyrë dhe veprimi i një prej fanseve të tij na tregoi se sa larg mund të shkojë dashuria për një idhull. Video është bërë virale, ku duket dora e vajzës duke i pastruar fytyrën Butrintit.

@erjonasaahiti

@BUTRINT IMERI 🫶🏼 #viral

♬ original sound – 𝐸𝑅𝐽𝑂𝑁𝐴 𝑆𝐴𝐻𝐼𝑇𝐼

‘AM & PM’ quhet dueti mes Butrint Imerit dhe Kidës, që besojmë që shumicës nga ju vendi i xhirimit i është dukur shumë i njohur. E duket se kënga është pëlqyer shumë nga ndjekësit dhe adhuruesit e muzikës së tyre, pasi kënga e tyre ka kaluar 19 milion klikime në platformën YouTube, duke u renditur kështu në një nga këngët më të pëlqyera të sezonit.

Një nga vendet ku janë bërë xhirimet është shtëpia ikonike e një prej serialeve më të njohura turke, “Kara Sevda”. Kida dhe Butrinti kanë bashkëpunuar edhe me parë me njëri-tjetrin bashkë me reperin Ledri Vula dhe kënga e publikuar, që titullohet “Dale” është pëlqyer shumë nga publiku verën e kaluar.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 54530 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE