Semi apo Bora, cila nga mikeshat ‘këndon’ më mirë?

vovalbania August 09, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Semi apo Bora, cila nga mikeshat ‘këndon’ më mirë?

Pas daljes së saj nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, ajo e “Big Brother VIP”, Semi Jaupaj u kthye më fuqishëm se kurrë në muzikë. Ajo publikoi “Mos u kthe”, ‘‘Ani” dhe bashkëpunimi me Ron Zaitin, këngë që u pritën mjaft mirë nga publiku që nga çastet e para të publikimit dhe që ende vazhdojnë të jenë shumë e suksesshme.

Gjithashtu, bukuroshja njihet për miqësinë e saj disa vjeçare me moderatoren Bora Zemani. Dy vajzat shpesh postojnë me njëra- tjetrën në rrjete sociale dhe kështu ka ndodhur dhe pak orë më parë ku Bora ka ndarë disa ‘video’ ku shfaqet duke lëvizur buzët në sinkron me zërin e Semit, e cila po këndonte duke na lënë të mendojmë se është prezantuesja ajo që këndon edhe pse dukshëm dallohet zëri i Semit. Në fund, dy mikeshat nuk e mbajnë dot sinkronin me njëra-tjetrën dhe shpërthejnë në të qeshura.

Shumë ndjekës në rrjet kanë aluduar se kënga ‘Mos u kthe’ është një dedikim për historinë e Donald Veshaj dhe Bora Zemanit, e cila mori shumë vëmendje gjatë këtij edicioni të “Big Brother VIP”.

Derisa më në fund e pranoi vetë në një intervistë ekskluzive për vëllezërit Veshaj në emisionin “Më lër të flas” ku zbuloi se kënga ‘Mos u kthe’ ishte në fakt një dedikim për historinë e mikeshës së saj dhe aktorit.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 45420 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE