Bomba ruse në Nikopol të Ukrainës, të paktën 13 viktima!

vovalbania August 10, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Bomba ruse në Nikopol të Ukrainës, të paktën 13 viktima!

13 civilë u vranë dhe 11 u plagosën në bombardimet ruse në Nikopol të rajonit Dnipropetrovsk, në lindje të Ukrainës. Në Telegram, kreu i administratës ushtarake të Dnipropetrovskit, Valentyn Reznichenko, shkroi:

Armiku bombardoi distriktin me 80 raketa kundër zonave rezidenciale. Goditi pa dallim ndërsa njerëzit flinin në shtëpitë e tyre.

Këto nuk ishin të vetmet sulme gjatë natës. Në një tjetër bombardim të trupave të Moskës në periferi të Zaporizhjas, ku gjendet centrali më i madh bërthamor në Europë, një grua u vra, tre shtëpi u shkatërruan dhe 30 të tjera u dëmtuan. Ndërkohë, Rusia ka kërkuar një mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork. Sipas kërkesës, kjo mbledhje e Këshillit mund të zhvillohet nesër.

Kremlini akuzon Kievin se qëndron pas sulmeve në Zaporizhja e kërkon të diskutohet mbi pasojat katastrofike të tyre. Në anën tjetër, Ukraina akuzon Rusinë si fajtore.

Forcat ruse që mbajnë të pushtuar impiantin, po përgatiten ta lidhin me Krimenë e qëllimisht po e dëmtojnë duke e riorientuar prodhimin e tij elektrik, duke e shkëputur nga rrjeti ukrainas.

Në një tjetër zhvillim, vazhdojnë spekulimet lidhur me shkakun e shpërthimeve të mëdha në aeroportin rus në Krime, ndërsa raportimet e fundit sugjerojnë se trupat e Moskës janë përqendruar në rajonin jugor. Ukrainasit raportojnë për përparime të vogla rreth Kharkivit, në verilindje.

Presidenti Volodymyr Zelensky shmangu çdo referim specifik për mbi dhjetëra shpërthime, që raportohet se lanë të vrarë një person në aeroportin ushtarak në Krime. Ai u zotua se deri në fund të luftës, Ukraina do ta rimarrë Krimenë, gadishullin që Moska e aneksoi në vitin 2014.

Që nga koha kur nisi pushtimi rus i Ukrainës më 24 shkurt, në Krime nuk ka pasur luftime të ashpra dhe zyrtarët në Moskë paralajmëruan Ukrainën se çdo sulm në këtë gadishull do të nxiste hakmarrje masive, përfshirë bombardimet “në qendrat e vendimmarrjes” në Kiev.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48505 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE