Francesco Totti dhe Noemi Bocchi prindër?! Mediat italiane thonë “po”!
Nuk kanë fund zërat mbi ndarjen e Francesco Totti-t e Ilary Blasy-t. Një muaj nga koha kur çifti dha njoftimin, në Romë e jo vetëm, ende përpiqen të kuptojnë se çfarë ndodhi dhe mbi të gjitha, nëse është e vërtetë marrëdhënia mes ish-futbollistit e Noemi Bocchi-t.
Thashethemi më i fundit duket i pabesueshëm: e dashura e re e ish-kapitenit të Romës është shtatëzënë! Fillimisht i dhënë nga Corriere della Sera, lajmi “fluturoi”, duke shkaktuar jo pak habi. E ndërkohë sa i përket Ilary-t, e cila ka prezantuar edhe “L’Isola dei Famosi”, pushimet vazhdojnë.
Pas qëndrimit me fëmijët në Tanzani, ndalesa e radhës ishin disa ditë në plazh për prezantuesen e njohur italiane, e cila tani ka gjetur shplodhje në Dolomite, zonë malore në verilindje të Italisë.
Për Totti-n, korriku ishte muaji i qëndrimit në Romë ku nga paparacët është kapur disa herë mat, duke dalë nga shtëpia e Noemit. Më pas, radha e tij për të kaluar kohë me fëmijët në Sabaudia. Sipas mediave në vendin fqinj, në afërsi të vilës, mori një shtëpi me qira për partneren e re, edhe pse nuk janë parë bashkë.
Ndërkohë, sa i përket lajmit të shtatzanisë, deri tani nuk ka asnjë konfirmim apo përgënjeshtrim, çka është mëse e kuptueshme. Nëse rezulton i vërtetë, për Noemin do të ishte fëmija i tretë, ndërsa për Totti-n, i katërti pas Christian, Chanel e Isabel.