Trump trazon Amerikën, pas bastisjes, pritet të merret në pyetje nga zyra e Prokurorit të Përgjithshëm!

vovalbania August 10, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Trump trazon Amerikën, pas bastisjes, pritet të merret në pyetje nga zyra e Prokurorit të Përgjithshëm!

Kontrolli i beftë i rezidencës në Mar-a-Lago të ish-presidentit Donald Trump ka trazuar Amerikën.

Agjentet e FBI mësynë në rezidencën e tij të hënën në kërkim të  dokumenteve presidenciale dhe të klasifikuara që besohet se Donald Trump i mbante në mënyrë të paligjshme.

Tashmë Trump pritet të merret në pyetje nga zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Nju Jorkut të mërkurën, sipas CNN  e bashkë me të pritet të dëshmojë dhe djali dhe vajza e tij.

Natyra kriminale e urdhrit të kërkimit të ekzekutuar nga agjentët e FBI-së, raporton The Guardian, sugjeroi se hetimi rreth Trump është plotësisht një hetim penal që vjen me pasoja politike dhe ligjore. Kërkimi i jashtëzakonshëm erdhi pasi departamenti i drejtësisë  ngriti shqetësime, se dokumente presidenciale dhe të klasifikuara po mbaheshin në mënyrë të paligjshme dhe të parregullt në resortin Mar-a-Lago.

Kërkimi i paprecedentë i shtëpisë së një ish-presidenti nga agjentë të FBI-së ishte kulmi i një beteje të zgjatur midis Trump dhe përbuzjes së tij të hapur për Aktin e të dhënave presidenciale të vitit 1978 .

WATCH: Former President Donald Trump arrives at New York attorney general's office for deposition in civil investigation https://t.co/jXGWhQIK5i pic.twitter.com/QhjiIBoPmy

— Bloomberg (@business) August 10, 2022

Akti i të dhënave presidenciale parashikon që dokumentet zyrtare – duke filluar nga materialet informuese dhe procesverbalet e takimeve deri te e-mailet, tekstet dhe shënimet e shkruara me dorë, të krijuara ose të marra nga presidentët ose ndihmësit e tyre kryesorë janë pronë e SHBA-së, dhe jo pronë personale e presidentit.

Për vite me radhë, Trump e ka injoruar statutin. Por hetimi penal se si ai mori dhjetëra kuti me rekorde presidenciale dhe të klasifikuara në shkelje të dukshme të atij statuti kur u largua nga Shtëpia e Bardhë vitin e kaluar sinjalizon rrezik të mundshëm ligjor për të për herë të parë.

Ndërkohë një ditë pasi FBI zbarkoi në rezidencën në Mara Lago, republikani i njohur Scott Perry tha se zyrtarët FBI në mënyrë të befasishëm e kishin ndaluar atë teksa ai ishte në makinë me familjen e tij për t’i konfiskuar telefonin.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 58618 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE