Tragjedia në Mal të Zi, reagon Abazoviç: I ftoj të gjjithë qytetarët…

vovalbania August 12, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Tragjedia në Mal të Zi, reagon Abazoviç: I ftoj të gjjithë qytetarët…

Kryeministri malazez Dritan Abazoviç ka reaguar pak pas masakrës së ndodhur ditën e sotme në Cetinje të Malit të Zi, ku një 34-vjeçar ka qëlluar me armë duke vrarë 10 persona dhe plagosur 6 të tjerë.

“Ka ndodhur një tragjedi që Mali i Zi nuk e mban mend. Ftoj të gjithë qytetarët e Malit të Zi që të luten për familjet e viktimave të pafajshme, të afërmit, miqtë e tyre dhe të gjithë qytetarët e kryeqytetit historik të Cetinjës”, shkruan Abazoviç.

Pas një konflikti në familje, një 34-vjeçar i identifikuar si Vuko Boriloviç ka qëlluar me armë zjarri duke vrarë edhe njerëz në rrugë në afërsi të vendbanimit të tij në qytetin Cetinje. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:00. Ndërkohë autori është ekzekutuar nga policia, e cila ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe është përpjekur të neutralizojë situatën.

Mes viktimave janë edhe fëmijë ndërsa mes të plagosurve që janë dërguar në Qendrën Klinike për trajtim mjekësor është edhe një polic. Sipas mediave malazeze, autori ka qenë i armatosur me një armë gjahu teksa po ecte nëpër lagjen e qytetit Cetinje nga ku më pas ka filluar të qëllojë.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 41792 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE