Itali, shuhet “patriarku i gazetarisë” Piero Angela!

vovalbania August 13, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Itali, shuhet “patriarku i gazetarisë” Piero Angela!

Nga Italia vjen lajmi i keq! Ndërroi jetë në moshën 93-vjeçare, Piero Angela, i pagëzuar si “patriarku italian” i gazetarisë dhe popullarizimit të shkencës në televizion. Njoftimin e dha sot familja e tij. Në një postim në rrjetet sociale, ku Alberto Angela bëri të ditur vdekjen e babait të tij, shkruan:

Rrugëtim të mbarë në përjetësi, baba!

I lindur në Torino në vitin 1928, Piero Angela e filloi karrierën e tij në gazetari në “RAI” si gazetar radioje, ndërsa më vonë u bë korrespondent dhe prezantues lajmesh.

Popullariteti i tij i gjerë në botën e televizionit ka të bëjë me programet popullore shkencore, që themeluan një traditë solide të dokumentarëve shkencorë në televizionin italian.

Piero Angela gjithashtu është autor i shumë librave kushtuar shkencës: Në Kërkim të Jetës në Kozmos (1980); Makineria që Mendon (1983); Oqeanet (1991); Sfida e Shekullit (2006); Përse Duhet të Bëjmë më Shumë Fëmijë (bashkë-autor me L. Pinna, 2008); Për Çfarë Duhet Politika? (2011); Pas Kuintave të Historisë; Jeta e Përditshme në Kohëra (bashkë-autor me A. Barbero, 2012); Udhëtim në Mendje: të njohim trurin që të jetë i shëndoshë (2014); 13 Miliardë Vjet; Sytë e Mona Lizës (2016) etj.

Në vitin 2017 botoi autobiografinë e tij e titulluar “Rrugëtimi im i Gjatë”. Në vitin 2004 iu akordua titulli Oficer i Lartë i Urdhërit të Meritës së Republikës së Italisë, si dhe titulli Kalorës i Kryqit të Madh të Republikës së Italisë në vitin 2021.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48449 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE