“Katilja” e Don Xhonit arrin shifrën e ‘çmendur’ të klikimeve

vovalbania August 14, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Katilja” e Don Xhonit arrin shifrën e ‘çmendur’ të klikimeve

Don Xhoni është padiskutim një nga reperët më të përfolur të momentit. Vetëm pak kohë nga nisja e karrierës së tij dhe ai ka arritur të fitojë zemrat e ndjekësve. Këngët e tij numërojnë miliona klikime duke e bërë kështu reperin shumë të pëlqyer nga ndjekësit. E dashamirësit e muzikës së tij janë padyshim në pritje të projekteve të reja muzikore që Xhonatani do të lançojë.

Padyshim që një artist si ai nuk mund t’i mungonte sezonit të nxehtë veror dhe pikërisht këtë na ka paralajmëruar reperi. Kënga e fundit e Don Xhonit  titullohet ‘Katile’ dhe surpriza e madhe e këtij projekti muzikor ishte pikërisht modelja protagoniste në klipin e këngës, e cila është bukuroshja Megi Pojani. E duket se kjo këngë është pëlqyer menjëherë nga ndjekësit, pasi ka kaluar 1 muaj që prej publikimit dhe kënga deri më tani ka arritur plot 30 milionë klikime, një sukses ky që nuk është arritur nga asnjë artist tjetër gjatë kësaj vere deri më tani.

Xhonatani ka qenë shumë i angazhuar me koncerte të shumta dhe kjo gjë padyshim që ndikon edhe në anën financiare, jo vetëm të tij, por të të gjithë artistëve. Në foton e fundit që reperi ka postuar në Instagram duket tejet bukur, por edhe me veshje jo pak të kushtueshme. Një faqe në Instagram ka publikuar se sa kushton veshja e reperit është plot 1.015 euro.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48134 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE