“Kush kopjoi kë?”/Bleona Qereti reagon pas akuzave për veshjen e Beyonce!
Bleona Qereti prej kohësh tashmë është larguar nga Shqipëria drejt Amerikës dhe përveç muzikës i është përkushtuar edhe aktrimit. Bukuroshja e cila pavarësisht se vitet kalojnë nuk e ka humbur asnjëherë hijeshinë dhe origjinalitetin e saj nuk ndalet dhe përherë vjen me projekte të reja.
Së fundmi ajo ka publikaur disa fotografi dhe video, në të cilat tregon një veshje të Beyonce-s që është e ngjashme me të sajën, të cilën e veshi në “Grammy Awards” në vitin 2015. Ajo thotë se nuk bëhet fjalë për kopjim por shton se është “në të njëjtën faqe” me yjet botërorë.
Për gjithë “mendjet e ndritura” që mezi presin të japin “opinione” në keto raste dhe e degradojnë bisedën në “nivelin ZHGL” “kush kopjoi kë” kam një sqarim depose nuk është hera e parë që ndodh:
Ansjëri këtu nuk po flet për “kopjim” – të gjithë artistët dhe skuadrat e tyre PA PËRJASHTIM shikojnë për Inovacione dhe rrugë të reja të sjellin diçka ndryshe në projektet e reja që bëjnë!!! Kjo foto thjesht do të thotë që unë si artiste – Unë jam “në të njëjtën faqe” me çdo stil tjetër të superyllit botëror në lidhje me atë që është e lezetshme dhe çfarë jo! Kështu që stili im dhe kostumet e mia që vesh në skenë po konsiderohen si “stil i ngritur dhe diçka ndryshe” nga të gjithë superyjet e tjerë!! Fund i historisë – nuk është çështje “kopjimi” Po sigurisht ata që nuk kanë punë tundin derën – të gjithë e dimë