Salman Rushdie del nga intubimi; është në gjendje të flas

vovalbania August 14, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Salman Rushdie del nga intubimi; është në gjendje të flas

Salman Rushdie ka dalë nga situata kritike dhe është në gjendje të flas, pasi u plagos rëndë nga një sulm me thikë.

Agjenti i tij, Andrew Wylie, e konfirmoi informacionin për mediat amerikane, por nuk dha detaje tjera.

Rushdie, një shkrimtar me origjinë indiane, i cili para disa viteve u urdhërua të vritej nga Irani për shkak të shkrimeve të tij, u sulmua më 12 gusht derisa ishte në skenë, gjatë një seminari në Nju Jork.

Sulmuesi, Hadi Matar, 24-vjeçar nga Nju Xhersi u deklarua i pafajshëm. Ndaj tij është ngritur akuzë për tentim-vrasje dhe tentim-sulm.

Pas sulmit me thikëu shtrua në spital dhe ishte në oksigjen (ventilator), pasi i janë dëmtuar nervat dhe mëlçia.

Agjenti i Rushdies tha një më herët se shkrimtari i është nënshtruar një operacioni dhe se ka gjasa të humbë njërin sy.

Ai para disa viteve u urdhërua të vritej nga Irani për shkak të shkrimeve të tij.

Rushdie, i cili ka lindur në një familje myslimane indiane, është përballur me kërcënime me vdekje për romanin e tij të katërt, “Vargjet Satanike”, për të cilin disa myslimanë thanë se përmbante pasazhe blasfemuese. Romani u ndalua në shumë vende me popullsi të madhe myslimane pas botimit të tij në vitin 1988.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65545 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE