S’ka treg për pjeshkën/Fermeri: Është rritur kostoja, çmimi ka rënë, shkak lufta!

vovalbania August 14, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
S’ka treg për pjeshkën/Fermeri: Është rritur kostoja, çmimi ka rënë, shkak lufta!

Fermeri nga Selita e Cërrikut, Kujtim Sade prej më shumë se një dekade merret me kultivimin e pjeshkës. Edhe pse kostot e prodhimit në bujqësi janë rritur shumë, këtë vit kujtimi po e shet pjeshkën më lirë se sa një vit më parë ku plehrat kimike kushtoni dy herë më pak.

Unë kam një sipërfaqe prej 4 hektarësh kam 10 varietete pjeshke tregu sivjet është përtokë. Vjet shisja në Maqedoninë e Veriut dhe në shumë vende të tjera, kurse sivjet pjeshka është zero.

Tregu ideal për bujkun nga 54 vjeçar është eksporti drejtë vendeve të Bashkimit Europian, por për këtë sezon Kujtimi ka arritur ta shesë prodhimin e tij bujqësor vetëm në Tiranë dhe Kosovë.

Tregu i Tiranës njëherë në katër ditë ai merr 10 kuintal pjeshkë, mua s’më bëjnë punë, mua më bëjnë punë tre-katër tonë sepse kam shumë tokë. Në katër hektarë tokë të jenë të gjitha në prodhim prodhon rreth 1000-1200 kuital.

Sipas kultivuesit të pjeshkës tregtarët europiane pjeshkën e vlerësojnë më tepër se kolegët e tyre në Shqipëri. Vjet ishte një vit i mirë për mua serat për të gjithë frutat shqiptare. Vjet pjeshka ka shkuar 80 lekë, kurse sivjet pjeshka 300 lekë. Unë që të jem i kënaqur kilogramin e pjeshkës duhet ta shes 600 lekë që 300 lekë pjeshka i merr vetë dhe 300 i marr unë që e kam punuar gjithë vitin. Për Kujtimin arsyeja se përse pjeshka nuk po shitet këtë vit është kriza globale ekonomikë që shkaktoi lufta Ukrainë- Rusi.

Edhe kriza globale ka dhënë efektin e vet për arsye se nuk shikon më njeri të hajë pjeshkë, por duan orizin, domaten bukën, edhe pjeshkën e ka lënë në dorë të dytë.

Edhe pse prodhimi që i mbarë, fatkeqësisht tregu i brendshëm që i pamjaftueshëm për sasinë e pjeshkëve që prodhon Kujtimi. Për këtë arsye për pjeshkën që nuk gjeti treg përfundoi në tokë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65490 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE