Zelensky: Ushtarët rusë që qëllojnë nga Zaporizhia do jenë shënjestër e shërbimit të sigurisë

vovalbania August 14, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Dita e 170-të e luftës në Ukrainë, Zaporizhja shqetësim i vazhdueshëm!

Centrali bërthamor Zaporizhia është në qendër të debateve Moskë-Kiev. Kievi ka akuzuar Moskën se ka qëlluar sërish në Zaporizhia. Sipas dëshmive të banorëve, bombardimet në drejtim të uzinës po vijojnë sërish.

Presidenti ukrainas Volodymy Zelensky ka paralajmëruar se çdo ushtar rus që qëllon në centralin bërthamor të rrethuar në Zaporizhzhia do të jetë në shënjestër të shërbimeve të sigurisë. Në fjalimin e tij të natës të shtunën, Volodymyr Zelensky tha se çdo ushtar që qëllon mbi ose nga uzina do të bëhej “një objektiv i veçantë” për Ukrainën. Ai gjithashtu akuzoi Moskën për kthimin e termocentralit në një bazë të ushtrisë ruse dhe duke e përdorur atë si “shantazh bërthamor”.

Gjatë fjalimit të tij nga Kievi, Zelensky tha se Rusia ishte përfshirë në “provokime të vazhdueshme” duke qëlluar mbi uzinën dhe tha se forcat e stacionuara atje e kishin përdorur atë si bazë për të bombarduar Nikopolin dhe qytetin e afërt të Marganets.

“Çdo oficer ushtarak rus që ose qëllon në uzinë, ose qëllon nën mbulesën e uzinës, duhet të kuptojë se ai bëhet një objektiv i veçantë për inteligjencën tonë, për shërbimet tona speciale, për ushtrinë tonë”, tha presidenti.

Ai shtoi se “çdo ditë” e pushtimit të uzinës nga Rusia “rrit kërcënimin e rrezatimit për Evropën”.

Nga ana tjetër Moska i është drejtuar Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike se duhet ta vizitojë Zaporizhia në fund të gushtit ose në fillim të shtatorit.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48379 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE