Beniada poston në rrjete sociale një shprehje shumë domethënëse!
Beniada Nishani ishte një nga finalistet e ‘BBV’ dhe një nga personazhet më të dashura për publikun. Pas mbarimit të kësaj eksperience ajo ka vazhduar karrierën e saj, por tani me një vëmendje më të madhe. Prej pak kohësh bukuroshja ka nisur jetesën në Tiranë, për të realizuar projekte te reja, jo tashmë në modeling, por edhe në moderim si bashkëprezantuese në “Procesi Sportiv”, pasi ajo dëshiron që të qëndrojë këtu dhe ta fillojë karrierën e saj edhe në vendin e saj.
Së fundmi bukuroshja ka postuar në Instastory, për të ndarë me ndjekësit e saj një shprehje shumë të bukur dhe domethënës, ku thotë se e vetmja gjë që duhet të bësh është të kënaqesh aty ku je tani.
Thjesht kënaquni aty ku jeni tani
Duket se së fundmi përveç fushës së modelingut dhe televizionit, Beniada ka vendosur të provojë veten edhe në fushën e biznesit. Vetëm pak më parë modelja ka postuar në Instastory faqen e Instagramit të biznesit të saj të ri, i cili do të jetë një firm veshjesh me emrin “Benny” dhe do të lansohet së shpejti.
Shpesh bukuroshja me anë të ‘Ask-eve’ në Instagram iu përgjigjet pyetjeve të ndryshme, por ditën e djeshne ishte vetë Beni që pyeti ndjekësit e saj se çfarë i bën ata të lumtur. Një prej tyre u përgjigj duke thënë se ajo që e ka bërë të lumtur është ndarja e Trixa-s dhe Donaldit dhe reagimi i modeles na tregoi shumë.