FBI vjen me një deklaratë përfundimtare për vrasjen e kineastes Halyna Hutchins!
![](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2022/02/56-2-150x150.png)
![FBI vjen me një deklaratë përfundimtare për rastin e vrasjes së kineastes Halyna Hutchins!](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2022/08//fbi-vjen-me-nje-deklarate-perfundimtare-per-rastin-e-vrasjes-se-kineastes-halyna-hutchins.jpg)
Një raport i ri i FBI-së ka zbuluar disa detaje të tjera nga vdekja e kineastes Halyna Hutchins në sheshxhirim. Sipas raportit aktori i njohur Alec Baldwin tërhoqi këmbëzën e armës që vrau kineasten në setin e filmit “Rust”. Aktori më parë e ka mohuar këtë gjë, mirëpo raporti ka hedhur poshtë deklaratën e tij. Ngjarja e rëndë ndodhi në tetor të vitit që shkoi. Mjekësia ligjore ka raportuar se arma nuk mund të shkrepej kurrsesi nëse këmbëza nuk do të tërhiqej. Ndërkaq, raporti pohon se:
Rishikimi i raporteve të disponueshme të zbatimit të ligjit nuk tregoi asnjë demonstrim bindës se arma e zjarrit ishte e ngarkuar qëllimisht me municion të vërtetë. Bazuar në të gjitha informacionet e disponueshme, duke përfshirë mungesën e qëllimit të dukshëm për të shkaktuar dëm ose vdekje, mënyra e vdekjes klasifikohet më së miri si aksident.
![](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2022/08//fbi-vjen-me-nje-deklarate-perfundimtare-per-rastin-e-vrasjes-se-kineastes-halyna-hutchins-62f9f62a52142.jpg)
Ndërkaq, Zyra e Sherifit të Qarkut Santa Fe njoftoi së fundmi se hetimet për vrasjen e kineastes Halyna Hutchins janë drejt fundit. Hetuesit thonë se ata po presin për të dhënat telefonike të Baldwin, të cilat Departamenti i Policisë së Qarkut Suffolk po ndihmon autoritetet e New Mexico për t’i marrë.
![](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2022/08//hetimet-per-vdekjen-e-kineastes-halyna-hutchins-drejt-fundit-nente-muaj-pas-tragjedise.jpg)
Kanë kaluar gati nëntë muaj që kur Baldwin qëlloi për vdekje kineasten Halyna Hutchins me një armë që duhej të përdorej në film. Ata ishin pjesë e një ekipi që filmonte “Rust” në periferi të Santa Fe. Që atëherë, Byroja e Shëndetit dhe Sigurisë në Punë të New Mexico gjobiti kompaninë e prodhimit të filmit për dështime në sigurinë e armëve të zjarrit. Familja e Hutchins ka paditur gjithashtu Baldwin dhe producentët e filmit.