Elita Rudi poston foton e ëmbël të fëmijëve të saj!
Elita Rudi edhe pse jo pjesë aktive e televizionit që kur u bë nënë për herë të parë me djalin e saj Zëri, gjithmonë ka arritur të jetë në vëmendjen e mediave. Herë me video-t ‘funny’ duke kërcyer me bashkëshortin e saj, reperin Gjiko e herë duke postuar fëmijët e saj, prezantuesja bukuroshe nuk ‘humbi’ gjatë periudhës së saj të pauzës edhe nga rrjetet sociale.
Elita shpesh poston foto dhe video nga jeta e saj e përditshme dhe fëmijët e saj. Vetëm pak më parë Elita ka postuar në Instastory një moment shumë të ëmbël dhe të bukur të fëmijëve të saj, djalit të saj Zëri dhe vajzës së saj Bota. Ata shihen së bashku shumë të lumtur me njëri- tjetrin dhe këto pamje që na i bënë ‘sytë zemra’ ishin gjithçka na duhej për sot.
Së fundmi Elita na ka treguar se përveç televizionit do të angaxhohet edhe në një fushë tjetër, atë të biznesit. Ditën e sotme bukuroshja ka postuar disa foto në Instastory dhe na ka treguar se po punon për këtë projekt të saj në Itali dhe se do të jetë një firm make-upi.
Moderatorja ka postuar në Instagram foto të look-ut të saj në sfilatën e stilistit të njohur, Valdrin Sahiti, e cila u mbajt para disa ditësh. Në postimet e saj janë vënë re komentet e disa ndjekësve, të cilët e kanë akuzuar moderatoren për përdorim të ‘photoshop-it’. Këtyre komenteve Elita u është përgjigjur me një video, ku tregon linjat e saj trupore, të cilat duken perfekte dhe në këtë mënyrë bukuroshja hedh poshtë të gjitha ‘akuzat’