Butrint Imeri na prezanton me ‘verën e tij të suksesshme’!

vovalbania August 18, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Butrint Imeri na prezanton me ‘verën e tij të suksesshme’!

Butrint Imeri është një nga këngëtarët që prej vitesh po shijon një sukses të madh falë projekteve të tij muzikore, të cilat pëlqehen shumë dhe numërojnë miliona klikime.

Teksa sezoni veror dihet se është shumë i ngarkuar me koncerte për këngëtarët edhe për një artist si Butrinti, të tilla aktivitete kanë qenë të shumta. E padyshim që me shumë hite e ftesa për të perfomuar kjo verë ka qenë mjaft e suksesshme për këngëtarin, i cili në prag mbarimi të këtij sezoni ka zgjedhur të ndajë me ne disa foto nga momentet më kulminante, ku shihet qartë dashuria e fansave për Butrintin.

‘AM & PM’ quhet dueti mes Butrint Imerit dhe Kidës, që besojmë që shumicës nga ju vendi i xhirimit i është dukur shumë i njohur. E duket se kënga është pëlqyer shumë nga ndjekësit dhe adhuruesit e muzikës së tyre, pasi kënga e tyre ka kaluar 19 milion klikime në platformën YouTube, duke u renditur kështu në një nga këngët më të pëlqyera të sezonit.

Një nga vendet ku janë bërë xhirimet është shtëpia ikonike e një prej serialeve më të njohura turke, “Kara Sevda”. Kida dhe Butrinti kanë bashkëpunuar edhe me parë me njëri-tjetrin bashkë me reperin Ledri Vula dhe kënga e publikuar, që titullohet “Dale” është pëlqyer shumë nga publiku verën e kaluar.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 52592 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE