Burri që Morena Taraku postoi duke ecur dorë për dore është…

vovalbania August 19, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Burri që Morena Taraku postoi duke ecur dorë për dore është…

Morena Taraku është një personazh që nuk para bëhet kryefjalë e portaleve në lidhje me skandale apo opinione publike, megjithatë gjithmonë arrin të fitojë vëmendje me fotot provokuese. Këngëtarja shfaqet në çdo dalje të sajën shumë e kuruar.

Por, këtë herë nuk do të flasim për këtë, por për një tjetër anë të sajën shumë të ndjerë. Siç dihet tanimë bukuroshja nuk e ka nënën e saj, për të cilën nuk ngurron kurrë të shprehë mallin e madh që ka në rrjete sociale. E padyshim që Morena është shumë e lidhur me të atin dhe këtë na e tregon shpesh në Instagramin e saj.

Së fundmi, ajo ka ndarë me ne një Instastory që na i ka bërë me të vërtetë ‘sytë zemra’ ku shfaqet duke ecur për dore me babain e saj dhe krahas fotos ka shënuar katër herë me shkronja të mëdha:

Babi

E shpesh është përfolur për jetën e saj private, megjithatë asnjëherë nuk është bërë e ditur diçka konkrete. Por një postim i fundit në Instastory-n e bukuroshes na bëri të dyshojmë me të vërtetë shumë. Teksa vetëm para pak ditësh ndau me ndjekësit një foto ku shfaqej duke mbajtur një buqetë me trëndafila në dorë dhe një foto ku duket rripi i pantallonave të një djali.

Por, në një nga postimet më të fundit të Morenës, në mbishkrimin e fotos duket se në fakt, bukuroshja nuk e ka gjetur ende atë që e cilëson si ‘Aladinin’ e saj, madje është ende në kërkim.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 45429 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE