Daily Mail zbulon rrengun që përdorin emigrantët shqiptarë për t’i shpëtuar dëbimit në Angli!

vovalbania August 19, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Daily Mail zbulon rrengun që përdorin emigrantët shqiptarë për t’i shpëtuar dëbimit në Angli!

Prestigjiozja britanike, Daily Mail, në një artikull të publikuar së fundmi ka zbuluar teknikat, që përdorin emigrantët ilegalë shqiptarë atje për t’i shpëtuar dëbimit nga Britania e Madhe. Në shkrim thuhet se shqiptarët paguajnë deri në 5 mijë paund për t’u pajisur me raporte mjekësore false për t’i shpëtuar dëbimit. “Bandat” shqiptare në Britani bashkëpunojnë me kompani ligjore që paguajnë profesionistë mjekësorë për të ndihmuar në pengimin e dëbimit përmes raporteve false. DailyMail shkruan se:

Psikoterapistët dhe psikologët paguhen për të shkruar raporte që pretendojnë se shqiptarët, në veçanti, janë shumë të brishtë mendërisht për t’u intervistuar apo ndaluar nga Home Office, pra për tu dëbuar nga vendi.

Sipas një raporti sekret të Inteligjencës Ushtarake, në Angli, 40% e emigrantëve në kanalin e “La Mansh-it”, që ndan Britaninë e Madhe nga kontinenti europian, janë nga Shqipëria. Mësohet se rreth 1075 emigrantë kaluan me gomone 6 muajt e fundit, ndërsa vitin e kaluar ka qenë një shifër prej 757.

Duhet theksuar gjithashtu se trafikantët po mashtrojnë emigrantët nga Shqipëria që të shkojnë drejt Britanisë përpara se të zgjidhet kryeministri i ri, është ky artikulli i shkruar në median britanike ‘The Sun’ dhe jo vetëm. Ata u thonë emigrantëve se një udhëheqës i ri do të ndalojë të gjitha kalimet me një armatë patrullash.

Kontrabandistët kanë ulur çmimin deri në 2 000 £ për person, krahasuar me 10 000 £ në muajt e kaluar. Ndërkohë çmimet për kalimin e fshehur në një kamion janë rreth 22 000 £. Zbulimet vijnë pasi një raport i inteligjencës zbuloi se katër në dhjetë persona që mbërrijnë në Britani me varka të vogla janë nga Shqipëria. 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48380 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE