Nuk po e kuptojmë çfarë po ndodh me Netflix/Platforma po vjen me ndryshime të reja që nuk do t’i pëlqejnë aspak përdoruesve!

vovalbania August 19, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Nuk po e kuptojmë çfarë po ndodh me Netflix/Platforma po vjen me ndryshime të reja që nuk do t’i pëlqejnë aspak përdoruesve!

Çdo platformë dhe rrjet social po ndryshon dita-ditës. Pas ndryshimeve të Instagram, Whatsapp, YouTube dhe Snapchat tani është radha e Netflix. Sipas raportimeve të bëra së fundmi Netflix ka ndërmarrë një lëvizje aspak të mirë për përdoruesit. Shkarkimi i filmave dhe serialeve është një nga pluset më të mëdha për përdoruesit e këtij shërbimi streaming, por duket se do ta shijojnë vetëm ata që zgjedhin paketën më të shtrenjtë.

Domethënë, Netflix është duke përgatitur një paketë më të lirë që përmban reklama dhe pritet të jetë në dispozicion vitin e ardhshëm. Sipas Bloomberg, kodi i fshehur në aplikacionin iPhone tregon se Netflix nuk planifikon të lejojë opsionin e shkarkimit për përdoruesit me një paketë më të lirë. Synimi i Netflix u zbulua nga zhvilluesi Steve Moser, i cili postoi atë kod brenda aplikacionit të iPhone përmban tekstin e mëposhtëm “Shkarkime të disponueshme për të gjitha paketat përveç Netflix me reklama”.

Një tjetër vendim i Netflix mund të lexohet nga kodi i fshehur, se përdoruesit me një paketë më të lirë nuk do të jenë në gjendje të kapërcejnë reklamat ose të kenë qasje në kontrollet e riprodhimit ndërsa reklamat janë duke luajtur. Netflix refuzoi të komentojë mbi spekulimet dhe kjo nuk është lëvizja e parë që ka zemëruar përdoruesit. Netflix kohët e fundit filloi të tarifonte për ndarjen e fjalëkalimit, gjë që shkaktoi reagime nga përdoruesit.

Rikujotjmë gjithashtu se Disney do të nisë një shërbim të ri transmetimi të mbështetur nga reklamat në SHBA në dhjetor, një përpjekje kjo që kalon Netflix-in në garën për abonentë me pagesë.

Firma raportoi 221.1 milionë abonentë në tre platformat e saj të transmetimit në fillim të korrikut. Kjo e vendosi atë përpara Netflix, i cili tashmë ka humbur një numër të madh abonentësh.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65562 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE