Vera Ora dhe Vjosa Osmani në takim për çështjet e shëndetit mendor!

vovalbania August 20, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Vera Ora dhe Vjosa Osmani në takim për çështjet e shëndetit mendor!

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka mirëpritur në takim nënën e këngëtares me famë botërore, Rita Ora, Vera Ora. Të dyja ato janë takuar në zyrën presidenciale, ku ndër të tjera kanë diskutuar për tema që prekin shëndetin mendor.

Ka qenë vetë nëna e yllit ndërkombëtar, Vera Ora, e cila është psikologe me profesion dhe këshilluese e shëndetit mendor, ajo e cila ka publikuar në InstaStory disa fotografi nga takimi. Teksa ka theksuar se takimi ishte rreth çështjeve të shëndetit mendor dhe rëndësisë së kësaj, ajo shkruan:

E nderuar të takohem dhe të diskutoj me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

Rikujtojmë se, para pak muajsh, ish-banorja e edicionit të parë të “BBV” dhe njëkohësisht këngëtarja Beatrix Ramosaj ka reaguar me anë të një videoje në rrjetin e saj social Instagram teksa ka folur në lidhje me të gjitha sulmet që asaj i janë bërë nga mediat dhe jo vetëm. Ndërkaq, menjëherë pasi Beatrix postoi videon në rrjetet sociale, reagimet ishin të shumta. Bukuroshja mori mbështetje nga të gjithë personazhet e njohur të ekranit. Sigurisht të gjithë kanë mbajtur anën e artistes duke i dalë në krah asaj dhe duke “përqafuar” mesazhin se bullizimi nuk duhet të promovohet në asnjë lloj mënyre sepse mund të shkaktojë dëme të parikuperueshme tek njerëzit. Mbështetje për të ka treguar edhe nëna e aristes shqiptare me famë botërore Rita Ora, Vera.

Këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare, Rita Ora, i është përgjigjur pozitivisht ftesës së kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj për t’u rikthyer me një koncert madhështor në Tiranë. Ajo pritet të mbajë koncert më 6 shtator në kryeqendrën e Shqipërisë dhe këtë ka bërë të ditur drejtoresha e Përgjithshme e Promovimit të qytetit në bashkinë e Tiranës, Mirela Koçollari. Vetë këngëtarja Rita Ora ka ripostuar foton me shënimin se është “e emocionuar dhe e nderuar, për rikthimin në Tiranën time të bukur”.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48584 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE