Edi Rama në ceremoninë në nder të Luiza Gegës: “Sot në këtë sallë Gjermania është e dyta pas Shqipërisë”!

vovalbania August 23, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Edi Rama në ceremoninë në nder të Luiza Gegës: “Sot në këtë sallë Gjermania është e dyta pas Shqipërisë”!

Në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” përpara Kryeministrisë në kryeqytet po mbahet ceremonia për nder të Luiza Gegës, e cila u shpall kampione e Europës në atletikë në garën 3000 m me pengesa në Gjermani. E veshur me ngjyrat kuqezi Gega bëri “paradë” me një makinë të kuqe përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”. Atletes do t’i dorëzohet sot Kordoni i madh me Yllin për Mirënjohje Publike.

Rama tregoi para të pranishmëve në ceremoni se Gega mundi një gjermane, duke e lënë pas në garën me pengesa, ndërsa me ironi kujtoi deklaratën e dikurshme të paraardhësit të tij, Sali Berisha në Kryeministri. Sipas Ramës, dikur thuhej se “jemi të dytët, pas Gjermanisë”, ndërsa shtoi se në atë sallë për herë të parë Gjermania është sot pas Shqipërisë, pasi Luiza Gega i mundi.

E dashur Luiza, kampione e Europës. Është krenari dhe një privilegj i veçantë që të kemi këtu mes nesh, këtu u thanë shumë fjalë por prapë kjo arritje të lë pa fjalë, por të pakten me të gjithë ceremonialin që ofron shteti. Më vjen mirë që sot unë të prezantohesha me ambasadoren e BE-së në Shqipëri për të kremtuar festimet e një kampioneje shqiptare që mundi një gjermane. Nuk ndodh shpesh që të mundet Gjermania, por sot në këtë sallë ajo është e dyta pas Shqipërisë. Kur vjen fjala tek gara dhe tek adrenalina që ajo prodhon për kombet, shteti ka kohë që e ka pranuar se e ka humbur rivalitetin me sportin. Për ato 10 minuta vrapimi të Luizës që tashmë , i përkasin historisë, tashmë janë hapa gjaku, sfilitje, djerse. Luiza i ka dhënë sportit dhe Shqipërisë letra të reja fisnikërie. Kur mendojmë se çfarë i dhuroi Luiza Shqipërisë, është imazhi i një Shqipërie që ia del me kokën lart mes gjithë të tjerve. Luiza është një pararendëse, parakumtuese, nuk e ekzagjeroj aspak sepse historia e atletikës ka treguar se është që në kohën e zotave është vrapuar. Çdo hap më i shpejtë i një atleti është i parakumtë i një hapi tjetër të shpejtë në mbarë njerëzimin.

🇦🇱🦅 Ceremonia e nderimit të atletes kampione të Europës Luiza Gega,

🇦🇱🦅 Ceremonia e nderimit të atletes kampione të Europës Luiza Gega, së cilës i dorëzohet Kordoni i madh me Yllin për Mirënjohje Publike 🏵#TëBashkuarJoTëNdarë🫶#ShqipëriaEArdhmjaJonë☀️🇦🇱#SkaKohëPërPushim🏃🏃‍♀️

Posted by Edi Rama on Tuesday, August 23, 2022

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48448 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE