Dojna shpreh dëshirën që i biri t’i ngjajë vizitorit special që i erdhi në spital!
Dojna Mema është padyshim një nga moderatoret më të pëlqyera në vendin tonë dhe së fundmi bukuroshja ka qenë shumë e përfolur për shkak të shtatzënisë së saj. Përgjatë muajve, Dojna na ka mbajtur të përditësuar me zhvillimet që kanë ndodhur.
Tanimë ajo është bërë nënë e një vogëlushi për herë të parë dhe këtë lajm e ndau me ndjekësit e saj në Instagram, teksa ka postuar një moment pas lindjes me djalin e saj të porsalindur në krahë. Dojna ka zbuluar emrin e vogëlushit, Nolan Sata që erdhi në jetë në datë 20 gusht të këtij muaji.
E pak ditë pas lindjes, prezantuesja ndodhet në spital ende e disa orë më parë duket se ka pritur një vizitor shumë special dhe bëhet fjalë për gjyshin e saj. Me anë të një postimi që me të vërtetë na ka ëmbëlsuar ditën ku shfaqet ky i fundit duke i puthur dorën ndërkohë që Dojna është shtrirë në krevatin e spitalit, bukuroshja i ka dedikuar atij fjalët më të bukura teksa shpreh dhe dëshirën që Nolan t’i ngjajë.
Nuk kam fjalë për ty gjysh! Nolan Sol pastë zemrën tënde dhe respektin e adhurimin që ke patur gjithmonë për figurën e gruas.
Para disa ditësh, Dojna na ka treguar një tjetër detaj lidhur me vogëlushin e saj, i cili nuk ka vetëm një emër por dy. Me një foto të postuar në Instastory, moderatorja ka treguar se emri i plotë i djalit të saj është Nolan Sol Sata.