Don Xhoni na prezanton me pjesëtarin e ri të familjes së tij!

vovalbania August 24, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Don Xhoni na prezanton me pjesëtarin e ri të familjes së tij!

Don Xhoni është padiskutim një nga reperët më të përfolur të momentit. Vetëm pak kohë nga nisja e karrierës së tij dhe ai ka arritur të fitojë zemrat e ndjekësve. Këngët e tij numërojnë miliona klikime duke e bërë kështu reperin shumë të pëlqyer nga ndjekësit. E dashamirësit e muzikës së tij janë padyshim në pritje të projekteve të reja muzikore që Xhonatani do të lançojë.

Por përpos muzikës, artisti njihet edhe për postimet e tij në rrjete sociale që shpesh bëjnë bujë. E këtë herë nuk ka të bëjë me ndonjë ‘thumb’, por reperi na ka prezantuar me pjesëtarin më të ri të familjes së tij dhe është një qenush shumë i vogël që me shaka, Don Xhoni e ka cilësuar si ‘bubazhel’.

Epo, duket se dashuria e artistëve tanë për katërputëroshat është shtuar vërtet shumë.

Padyshim që një artist si ai nuk mund t’i mungonte sezonit të nxehtë veror dhe i vetëm Don Xhoni ka publikuar këngën e re, e cila titullohet ‘Katile’ dhe surpriza e madhe ishte pikërisht modelja protagoniste në klipin e këngës, e cila është bukuroshja Megi Pojani. Ky projekt muzikor është pëlqyer shumë nga ndjekësit, dhe deri më tani ka arritur mbi 34 milion klikime në platformën YouTube.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49342 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE