Loredana duket se ka gati një surprizë për fansat e saj!

vovalbania August 24, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Loredana duket se ka gati një surprizë për fansat e saj!

Loredana është ndër reperet më në zë dhe të suksesshme të momentit. Këngët e saj padyshim që brenda pak orësh numërojnë miliona klikime dhe rezultojnë shumë të pëlqyera. Reperja shpesh ndan momente nga jeta e saj personale duke nisur që nga postimet me vajzën dhe nga përditshmëria e saj.

Ka kaluar gati një muaj që kur Loredana ka publikuar këngën e saj të fundit “Let’s go” e duket se tashmë ka ardhur koha që reperja të lançojë një këngë të re. Vetëm pak më parë bukuroshja ka postuar në Instastory se tashmë ka realizuar demon e këngës së saj të re, e cila do të titullohet “Stay with me”, që do të thotë “Qëndro me mua” dhe pritet të publikohet shumë shpejt.

Së fundmi Loredana ka shpërthyer me një reagim të gjatë në Instastory, ku ka habitur pasi ka theksuar se i kanë kërkuar që të shesë’ ish-partnerin dhe babain e vajzës së saj, gjë të cilën reperja nuk e ka bërë kurrë.

Loredana është një nga reperet femra më të klikuara në YouTube dhe është e listuar e 7 nga të gjitha reperet në botë me 0.88 bilion klikime.

Reperja dallohet shumë për veçantinë në stlin e saj dhe shpesh na ka treguar se ka qejf të eksperimentojë. Vetëm pak më parë me një postim, bukuroshja na ka treguar një tjetër version të sajin, ku shfaqet me flokë portokalli.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 54529 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE