Mes shiut, rrufeve dhe diellit, ja si do të jetë moti ditën e nesërme!

vovalbania August 24, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Mes shiut, rrufeve dhe diellit, ja si do të jetë moti ditën e nesërme!

Edhe përgjatë ditës së nesërme moti në Shqipëri do të vijojë të mbetet i paqëndrueshëm, ku herë pas herë do të ketë vranësira të shoqëruara me reshje shiu dhe shkarkesa elektrike.Sipas SHMU dita e enjte do të vijojë të mbetet në të njëjtat kushte meteorologjike. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësirash në zhvillim kryesisht në mesditë.

Në orët me temperatura më të larta do të ketë reshje shiu me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit. Reshjet lokalisht parashikohen të marrin formën e shtrëngatave, shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Era, do të fryjë me drejtim veriperëndim e verilindje e lehtë e mesatare. Valëzimi në dete i forcës 2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zona malore 14 deri 31°C

në zonat e ulta 18 deri 34°C

në bregdet 18 deri 33°C

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 47558 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE