Rriten infektimet në vend, sërish vdekje nga COVID-19!

vovalbania August 24, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Rriten infektimet në vend, sërish vdekje nga COVID-19!

Një vdekje është regjistruar në 24 orët e fundit nga COVID-19.

Bëhet me dije nga njoftimi zyrtar se viktima është një 86-vjeçar nga Durrësi.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se nga 1436 testime të kryera gjatë 24 orëve, kanë rezultuar positive me covid 445.

Prej tyre, 159 kanë rezultuar në Tiranë, 34 në Fier, 28 në Durrës, 24 në Shkodër, 20 në Lushnje, 19 në Sarandë, 18 në Kavajë, 16 në Gjirokastër, 15 në Vlorë, nga 9 qytetarë në Kamëz, Korçë, Elbasan, 6 në Tepelenë, nga 5 qytetarë në Rrogozhinë, Pogradec, Berat, Peqin, nga 4 qytetarë në Mallakastër, Maliq, Kolonjë, nga 3 qytetarë në Lezhë, Kurbin, Krujë, Dibër, Patos, Himarë, Devoll, Kuçovë, Gramsh, nga 2 qytetarë në Malësi e Madhe, Selenicë, Delvinë, Përmet, Këlcyrë, Skrapar, nga 1 qytetar në Vau i Dejës, Pukë, Kukës, Vorë, Bulqizë, Mat, Roskovec, Divjakë,
Janë 3,704 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 21 pacientë. Janë shëruar 404 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 318,804 që nga fillimi i epidemisë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 58947 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE