Sërish në qendër të vëmendjes, kryeministres finlandeze Sanna Marin i publikohet një tjetër video!

vovalbania August 24, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Sërish në qendër të vëmendjes, kryeministres finlandeze Sanna Marin i publikohet një tjetër video!

Kryeministres së Finlandës, Sanna Marin, i është publikuar një tjetër video ku ajo shihet duke kërcyer sensualisht me një modele finlandeze të quajtur Sabina Särkkä. Pamjet e reja nga festa e “çmendur” e kryeministres finlandeze vijnë pak ditë pasi ajo iu nënshtrua testit të drogës pas videove që e tregonin atë duke u dëfryer në një party me miqtë e saj.

Këto video të kryeministres kanë ndezur një debat të madh në Finlandë nëse ajo duhet të shfaqet në këtë mënyrë e të shoqërohet me miqtë nëpër clube. Disa komentues e kanë akuzuar atë për sjellje që është e papërshtatshme për një lider botëror. Ndersa, shumë të tjerë thonë se e meriton të shijojë jetën, si kushdo tjetër.

Finlandiya Başbakanı Sanna Marin'in bu kez de ülkesinin eski güzellik kraliçesi Sabina Sarkka ile dans ettiği görüntüleri yayınlandı. pic.twitter.com/gEpPBFkkhp

— Gündeme Dair Her Şey (@gundemedairhs) August 23, 2022

Testi i drogës, të cilit i është nënshtruar kryeministrja finlandeze, Sanna Marin, ka rezultuar negativ, bëri të ditur më 22 gusht Qeveria e Finlandës. Pas publikimit të videos para pak ditësh, Marin tha se kishte pirë alkool, por nuk ishte në dijeni të ndonjë droge. Ajo theksoi të drejtën e saj për të kaluar kohën e lirë në të njëjtën mënyrë si çdo person tjetër në moshën e saj.

Sanna Marin theu shumë barriera që në momentin e parë që u zgjodh kryeministre e Finlandës në vitin 2019 ndërsa ishte ende 34 vjeçe. Vajzë e një çifti femrash ajo u bë liderja më e re botërore dhe kryeministrja e tretë femër në vendin skandinav. Por ndërsa mbështetja për qeverinë e koalicionit të Marin në opinionin finlandez qëndron pozitive, shumë njerëz kanë nisur të diskutojnë me hije dyshimi për figurën e saj, pas videove që kanë dalë ditët e fundit ku ajo shfaqet duke festuar me miqtë pa pasur asnjë lloj kompleksi për postin që mban mbi shpatulla.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48505 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE