Ku po shkon kjo botë?! Peshkaqenët po ‘lëvizin’ në tokë për t’iu përshtatur ndryshimeve klimatike!

vovalbania August 25, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Ku po shkon kjo botë?! Peshkaqenët po ‘lëvizin’ në tokë për t’iu përshtatur ndryshimeve klimatike!

Peshkaqenët me “spaleta”, një specie e veçantë me bisht të gjatë, po evoluojnë mes ndryshimeve klimatike. Ata po durojnë për një periudhë të gjatë jashtë ujit, në mungesë të oksigjenit, duke lëvizur në tokë për një periudhë rreth 2 orë për të shpëtuar nga ngrohja e oqeaneve. Ky lloj peshkaqeni rritet deri në 1 metër, ndërsa kohët e fundit është zbuluar se ai mund të lëvizë në tokë deri në 30 metra, duke përdorur pendët e tij.

Studimet e mëparshme kanë treguar se ky lloj peshkaqeni mund të jetonte deri në 1 orë maksimumi jashtë ujit. Zbulimi i fundit është bërë nga biologët në Universitetin Atlantik të Floridës (FAU) dhe një ekip në Australi. Sipas tyre, kjo specie ka zhvilluar aftësitë e saj për t’u përshtatur me mjedisin. Megjithatë, këtij peshkaqeni i janë dashur gati 9 milionë vjet për të evoluar në këtë gjendje ku ka arritur sot. Këta peshkaqenë gjenden në ujërat e Australisë dhe Indonezisë.

Rikujtojmë, se shkencëtarët e Zelandës së Re kanë zbuluar së fundmi një peshkaqen fantazmë të rrallë, një lloj peshku pak i njohur që jeton në thellësitë e oqeanit. Peshkaqenët fantazmë, të njohur si “chimaera” janë të rrallë, dhe shikimi i të vegjëlve të tyre është edhe më i pazakontë. Peshkaqeni i sapolindur u kap në një thellësi prej rreth 1.2 km nën ujë pranë ishullit jugor. Shkencëtarët thonë se zbulimi thellon të kuptuarit e fazës së mitur të specieve.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48372 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE