Ngriti padi për fotot e aksidentit tragjik, dëmshpërblehet me miliona dollarë e veja e Kobe Bryant!

vovalbania August 25, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Ngriti padi për fotot e aksidentit tragjik, dëmshpërblehet me miliona dollarë e veja e Kobe Bryant!

Në muajin qershor u bë e ditur se familja e Kobe Bryant dhe ajo e viktimave të rrëzimit të helikopterit në kodrat e Calabasas në janar të vitit 2020, ku humbën jetën ylli i basketbollit të NBA-së, vajza e tij 13-vjeçe Gianna dhe 7 persona të tjerë, arritën një marrëveshje për t’i dhënë fund procedurave ligjore kundër pilotit dhe kompanisë së avionit, siç raportohej nga mediat amerikane.

Çështja gjyqësore u hap sërish sepse Vanessa Bryant dëshmoi se përjetoi sulme paniku kur pa fotografitë e rrëzimit të helikopterit. Në padinë e saj kundër zyrtarëve të qarkut të Los Angeles, ajo kujtoi se ishte në shtëpi me familjen e saj duke ushqyer me gji vajzën shtatëmuajshe, Capri, kur pa një raport të Los Angeles Times për zëvendësit e sherifit të qarkut që shpërndanin fotot e aksidentit.

Por së fundmi ajo u dëmshpërblye me 16 milionë dollarë si pjesë e një vendimi të gjykatës kundër qarkut të Los Anxhelosit, pas shpërndarjes së fotove të tmerrshme të yllit të NBA Kobe Bryant, vajzës së tyre 13-vjeçare dhe viktimave të tjera të vrarë në një përplasje helikopteri në vitin 2020. Nëntë anëtarët e jurisë që dhanë vendimin unanim ranë dakord me Vanessa Bryant dhe avokatët e saj që zjarrfikësit e Los Anxhelosit që bënë dhe shpërndanë foto të viktimave të aksidentit shkelën privatësinë e saj dhe i sollën shqetësim emocional, edhe pse fotot nuk u bënë publike. Bashkë-paditësi i Vanessa Bryant, Chris Chester, gruaja dhe vajza e të cilit ishin gjithashtu në mesin e nëntë personave të vrarë në aksident, u shpërblye veçmas 15 milionë dollarë. Gjatë kohës kur ajo dha konferencën e saj për shtyp u shpreh se:

Nuk dua t’i shoh kurrë këto fotografi. Dua t’i kujtoj burrin dhe vajzën time ashtu siç kanë qenë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 64424 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE