Presidenti i Serbisë, Vuçiç pranon që vendimi i Kosovës për targat të nisë zbatimin!

vovalbania August 27, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Presidenti i Serbisë, Vuçiç pranon që vendimi i Kosovës për targat të nisë zbatimin!

Aleksandër Vuçiç e pohoi se nuk është arritur të frenohet zbatimi i vendimit të qeverisë së Kosovës në 1 shtator për targat serbe. Ai shtoi se kishte kërkuar që prej këtij vendimi të përjashtoheshin serbët që jetojnë në Kosovë. Por gjatë një konference për shtyp sot në Beograd, Vuçiç rrëfeu se me Prishtinën, nuk u arrit zgjidhje kompromisi për këto dy tema.

 Është e qartë se nuk ka marrëveshje për targat, që do të thotë se zbatimi do të fillojë në 1 shtator. Megjithatë, është një afat prej dy muajsh, kështu që do të shohim. Vuçiç insistoi se Serbia nuk pajtohet me njohjen e ndërsjellë mes vendeve. Kjo është kërkesë e Prishtinës që dialogu i ndërmjetësuar nga BE-ja të përfundojë me njohje reciproke, por Serbia kërkon zgjidhje kompromisi. Harrojeni këtë dhe mos ejani në Beograd me histori të tilla sepse janë të pakuptimta. Për çështje të tjera jemi të gatshëm të bisedojmë.

Dy vendimet e Qeverisë së Kosovës, nxitën pakënaqësi te serbët në veri të Kosovës. Më 31 korrik dhe 1 gusht, serbët lokalë ngritën barrikada në veri të Kosovës në shenjë pakënaqësie ndaj vendimeve të ekzekutivit kosovar.Pasi u hoqën barrikadat në pasditen e 1 gushtit, Qeveria e Kosovës u zotua se do të shtyjë zbatimin e vendimeve deri më 1 shtator.

Në kuadër të përpjekjeve për të gjetur një zgjidhje, i dërguari i Uashingtonit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dhe ai i BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak, gjatë kësaj jave qëndruan në Prishtinë dhe Beograd ku u takuan me liderët politikë. Escobar propozoi shtetësinë e dyfishtë si zgjidhje për serbët në Kosovë, ndërsa insistoi që të dy palët të bien dakord se nuk do të ketë dhunë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48380 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE