“I paaftë…”/Ish-partnerja e Elon Musk shfaq publikisht përbuzjen e saj për Mark Zuckerberg!

vovalbania August 29, 2022 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
“I paaftë…”/Ish-partnerja e Elon Musk shfaq publikisht përbuzjen e saj për Mark Zuckerberg!

Mark Zuckerberg mund të konsiderohet nga disa si një udhëheqës i aftë i teknologjisë, por këngëtarja e njohur Grimes nuk duket se ndan të njëjtën pikëpamje. Në postimin e saj më të fundit në Twitter ajo e quan atë të papërshtatshëm për të drejtuar “Metaverse”.

34-vjeçarja, njëkohësisht ish-partnerja e Elon Musk shprehu publikisht përbuzjen e saj për avatarin e ri të Metaverse në Facebook që Zuckerberg postoi. Ajo shkroi në Twitter se:

Nëse Zack po ‘mbikëqyr Metaverse’, atëherë ai ka vdekur dhe njerëzit që kujdesen për artin dhe kulturën, le të ndërtojnë diçka tjetër. Gjithashtu, ky është art i keq. Cilësia e këtij imazhi flet vetë se sa e pamjaftueshme është të krijosh një realitet alternativ. Fjalë për fjalë edhe lojërat indie duken më mirë.

If zuck “oversees the Metaverse” it is dead and people who care about art and culture are building something else. also this is bad art

The quality of this image alone speaks to how wildly under qualified he is to build alternate reality, literally every indie game looks better https://t.co/n8Cuv4f0uJ pic.twitter.com/0G46MlWIP2

— 𝔊𝔯𝔦𝔪𝔢𝔰 (@Grimezsz) August 26, 2022

Javën e kaluar, Mark Zuckerberg postoi një imazh të avatarit të tij Metaverse në llogarinë e tij në Instagram, por përgjigja e publikut nuk ishte ajo që ai priste. Për këtë arsye, pak ditë më vonë ai postoi një version tjetër të saj. Ai shkroi në Instagram se:

E di që fotografia që postova në fillim të kësaj jave ishte mjaft mesatare. Është marrë shumë shpejt. Grafikat po përmirësohen shpejt.

Rikujtojmë, se Meta do të lançojë kufjet e saj të ardhshme VR këtë tetor në konferencën Connect të kompanisë. Mark Zuckerberg e bëri njoftimin në mënyrën më të përshtatshme. Ai tha se kufjet e reja VR, një vazhdim i Oculus 2, do të fokusohen tek prania sociale, me veçori si gjurmimi i syve dhe gjurmimi i fytyrës. Zuckerberg tha se kufjet janë krijuar për të kapur shprehjet e fytyrës së përdoruesve dhe për t’i riprodhuar ato në avatarët e tyre në kohë reale për të përmirësuar komunikimin joverbal. 

Ndërkaq, Zuckerberg, është kritikuar gjerësisht mes republikanëve pasi pranoi në një intervistë se Facebook kishte kufizuar me dashje historinë e laptopit të djalit të Joe Biden, Hunter, para zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020. Në një intervistë për Joe Rogan, Zuckerberg tha se para se ky lajm të botohej për herë të parë nga ‘New York Post’ kompania kishte marrë një njoftim nga FBI se në rrjet do të përhapeshin shumë lajme të rreme me burim Rusinë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65119 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE