Mban larg ‘syrin e keq’, një detaj të rëndësishëm që duhet të dini për shenjën e Virgjëreshës!

vovalbania August 29, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Mban larg ‘syrin e keq’, një detaj të rëndësishëm që duhet të dini për shenjën e Virgjëreshës!

Prej pak ditësh kemi hyrë zyrtarisht në sezonin e Virgjëreshës, shenjës më perfeksioniste që mund t’ju kenë zënë ndonjëherë sytë. Në fakt nuk është aspak e vështirë për t’i zbërthyer të lindurit në këtë shenjë pasi janë enciklopedi më vete, kanë përgjigjen e gjithçkaje dhe nuk lejojnë kurrë të përfshihen nga paniku dhe jo vetëm.

Ata janë të përkushtuar, të vëmendshëm pas detajeve dhe njerëzit më të rregullt në planet. Por e dini si ia bëjnë Virgjëreshat të jenë gjithmonë kaq në harmoni me veten dhe të tjerët? Le të themi që përveç natyrës së tyre detajiste dhe të fortë, guri fatsjellës luan po ashtu një rol të rëndësishëm në këtë aspekt.

Në qytetërimet antike, duke filluar nga ai egjiptian deri te fiset Maja, gurët përdoreshin nëpër ceremoni për të përcaktuar të ardhmen, si dhe për të shëruar sëmundjet. Guri i kësaj shenje është zafiri, i cili shërben për të forcuar kujtesën, për të përdorur më mirë intuitën dhe racionalitetin, për të mposhtur pasigurinë dhe frikën, si dhe mban larg syrin e keq.

Rikujtojmë, se periudha e Hënës së re është një nga periudhat më të rëndësishme të muajit për të vendosur qëllime, për t’i dhënë përparësi një plani të qartë dhe për të vendosur disa objektiva për të ardhmen. Hëna e re në Virgjëreshë do të na bekojë me energji të mirë, nga e cila duhet të përfitojmë të gjithë ose të paktën të përgatitemi. Për të përfituar sa më shumë nga kjo hënë e re, duhet të pyesni veten: Cilat janë qëllimet e mia? Si mund t’i arrij? Këto duken si pyetje të thjeshta, sigurisht, por mund të përdoren për t’ju shtyrë përpara atje ku dëshironi të jeni.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 58618 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE