Rina së shpejti me një këngë të re, mos ndoshta një dedikim për Sinboy?

vovalbania August 29, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Rina së shpejti me një këngë të re, mos ndoshta një dedikim për Sinboy?

Këngëtarja e njohur Rina Balaj, e cila u bë famshme dhe u prezantua në industrinë e muzikës si një repere është e njohur gjithashtu edhe për lidhjen e saj me këngëtarin SinBoy. Tanimë, ata prej disa vitesh bashkëjetojnë së bashku dhe janë një ndër çiftet më simpatik të showbiz-it. Rina po punon vazhdimisht për projekte të reja muzikore.

Ka kaluar një muaj nga publikimi i këngës së saj të fundit “Daddy” e duket se Rina ka gati projektin e ri muzikor, i cili do të jetë një bashkëpunim dhe se do të publikohet së shpejti. Këtë na e ka treguar vetë Rina me një video të postuar pak më parë. Së fundmi po aludohet se Rina dhe SinBoy i kanë dhënë fund lidhjes së tyre disa vjeçare e ndoshta kjo këngë mund të jetë një dedikim për të.

 

Bukuroshja vazhdimisht poston momente shumë romantike krah tij dhe kohëve të fundit dukej se dyshja (ndoshta) mund ta ketë çuar lidhjen e tyre në një nivel tjetër duke i bërë gjërat shumë më serioze. E të gjtha këto mendime duket se u hodhën poshtë, pasi duket se çifti nuk janë më bashkë. Rina dhe SinBoy nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në Instagram, duke na lënë kështu të kuptojmë se ndoshta mund ti kenë dhënë fund lidhjes së tyre tashmë disavjeçare. Nuk dihet nëse është thjeshtë një zënk momentale apo diçka serioze ama na mbetet vetëm të presim ndonjë reagim të tyre.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48932 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE