Michelle Hunziker dhe Eros Ramazzotti në ‘qiellin e shtatë’, së shpejti gjyshër!

vovalbania August 31, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Michelle Hunziker dhe Eros Ramazzotti në ‘qiellin e shtatë’, së shpejti gjyshër!

Aurora Ramazzotti, vajza 25-vjeçare e Michelle Hunziker dhe Eros Ramazzotti-t, është shtatzënë. Pikërisht revista “Chi” pak javë më parë kishte raportuar se Michelle dhe vajza e saj kishin blerë një test shtatzënie në një farmaci në Sardenjë, ku po kalonin pushimet familjare.

Mesa duket, testi ishte për Aurorën, e cila pas pesë vitesh lidhje me të dashurin e saj Goffredo Cerza, është në pritje të një fëmije dhe në janar do të bëhet nënë.

Gjyshërit e rinj, Michelle Hunziker dhe Eros Ramazzotti, u kanë thënë miqve se janë të kënaqur sepse familja po zgjerohet sërish. Të dy e përjetuan lajmin e shtatzënisë me emocione të forta.

Rikujtojmë, se në këtë periudhë u përfol edhe për një rikthim të Hunziker dhe Ramazzotti-t që i kishte bërë fansat të ëndërrojnë. Pas më shumë se 20 vitesh, Hunziker u gjend në skenë me Eros Ramazzotti-n, njeriun me të cilin ka qenë e martuar nga 1995-a deri në 2002-shin. Pasi këndoi këngën e tij të famshme “Fuoco nel fuoco’’, Eros dhe Michelle bënë një bisedë të vogël së bashku, ku folën rreth marrëdhënies së tyre.

“Nuk mund ta besoj. Nuk prisja kurrsesi që ta pranoje ftesën time.”-tha ajo teksa i dha një përqafim ish-it të saj, ndërsa Eros shtoi që edhe pse tanimë janë miq, marrëdhënia me Michelle ka qenë një ndër gjërat më të bukura të jetës së tij dhe gjërat e bukura duhen ruajtur. Në ato momente të dy shkëmbyen një puthje që ndezi akoma edhe më shumë publikun e pranishëm.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48533 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE