Sulm me armë zjarri mbi selinë e Federatës Turke të Futbollit, nuk dihen shhkaqet!

vovalbania September 01, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Sulm me armë zjarri mbi selinë e Federatës Turke të Futbollit, nuk dihen shhkaqet!

Në drejtim të selisë së Federatës Turke të Futbollit (TFF) që ndodhet në Stamboll është organizuar sot një sulm i armatosur.

Mediat turke raportojnë se fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar në vendngjarje. Sipas agjencisë private të lajmeve DHA, shtatë plumba u qëlluan nga jashtë ndërtesës duke synuar zyrën e presidentit të Federatës, si dhe një sallë konferencash që ndodhet në katin e poshtëm.

Autorët janë larguar me makinë, nga selia e TFF që ndodhet në Riva, në verilindje të Stambollit, në brigjet e Detit të Zi.

Omer Çelik, zëdhënësi i partisë në pushtet AKP, tha se ai foli me presidentin e Federatës, Mehmet Buyukesi, pas incidentit.

Guvernatori i Stambollit, Ali Yerlikaya gjithashtu njoftoi përmes Twitter se është duke u hetuar për rastin për të zbardhur shkakun dhe zbuluar autorët.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48914 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE